Furnizimi më i mirë - deri në Ditën e Premtimit (Ringjalljes) veç farzit (obligimit) sipas udhëzimit të më të mirit prej njerëzve - Profetit Muhamed (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të ). Ky libër shtjellon këto tematika: Së pari: Veprime, mirësia e të cilave në dynja dhe Amshim i kthehet vetëm atij që i ka kryer. Së dyti: Veprime, dobia e të cilave në dynja dhe në Amshim i kthehet kryerësit të tyre dhe tjetërkujt.
Author: Hakem b. Adil Zemu El Ukajli
Reveiwers: Driton Lekaj
Translators: Ali Kasa
Publisher: Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Ky libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në to janë: Ihrami, tavafi, dy rekatet pas tavafit, ngjitja mbi Safa dhe Merve, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëve, tavafi lamtumirës.
Author: Muhamed b. Salih El Uthejmin
Translators: Driton Lekaj
Publisher: Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Ky libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.
Author: Salih El Kurdi
Translators: Selim Sulejmani
Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Ky libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.
Author: Ebul Hasen En Nedevi
Translators: Bashkim Aliu
Publisher: Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Përmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.
Author: Muhamed Muveffek Selime - Muhamed Munir El Xhenbaz - Muhjid-din Selime
Translators: Irfan Salihu
Publisher: Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.