Rruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.
Author: AbdulMelik El Kasim
Reveiwers: Bahri Curri
Translators: Driton Maxhuni
Libër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.
Author: AbdulKadir El Arnaut
Translators: Rijad Misini
Ky libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Author: Zakir b. AbdulKerim Najk
Reveiwers: Driton Morina
Translators: Fehim Dragusha
Akideja – Besimi, është pjesa më e rëndësishme që duhet ta dijë myslimani rreth fesë së tij. Ky libër që po u ofrojmë është shkruar në lëmin e akides dhe është ndër librat bashkëkohorë më të njohur. Libri është i bazuar në kuptimin e akides sipas gjeneratave të para islame, i mbështetur në argumente dhe larg devijimeve të grupeve të ndryshme. Libri ka tre kapituj: I pari: Flet për gjashtë kushtet e besimit. I dyti: Flet për thelbin dhe esencën e besimit. I treti: Flet për fjalët dhe veprat që të nxjerrin prej besimit.
Author: Muhamed Nuajm Jasin
Dëshiroj të pendohem, por... : Ky libërth përmban një parathënie rreth rrezikut të përçmimit të mëkateve, pastaj një koment të shkurtër rreth kushteve të pendimit – Teubes dhe disa udhëzime për shërim të shpirtrave. Libërthi përfundon me disa fetva për të penduarit, të mbështetura në argumentet e Kuranit dhe Sunetit dhe fjalët e Dijetarëve.
Author: Muhamed Salih El Munexhid
Reveiwers: Umer Musa
Translators: Ekrem Avdiu
-
Author: Muhamed b. Salih El Uthejmin
Publisher: Uebfaqja Sajd El Fevaid - www.saaid.net